Pompeo shtyn vizitën në Ukrainë
Shefi i diplomacisë amerikane Mike Pompeo ka shtyrë një vizitë të planifikuar në Ukrainë për të “monitoruar situatën” në Irak, njoftoi sonte Ministria e Jashtme e SHBA-së.
Në Irak, protestuesit pro-iranianë sulmuan të martën ambasadën amerikane në Bagdad. Pompeo shtyu një turne botëror gjatë së cilës përveç Ukrainës, do të vizitonte edhe Bjellorusinë, Kazakistanin, Uzbekistanin dhe Qipron.
Ministria tregoi se Pompeo do të vizitonte më pas ato vende, transmeton “KosovaPress”.
Ndryshe, protestuesit pro-iranianë të mbledhur pranë Ambasadës së SHBA në Bagdad u tërhoqën sot. Marinsat amerikane që ruanin ambasadën më herët sot qëlluan me gaz lotsjellës në qindra paramilitarë të mbështetur nga Irani dhe përkrahësit e tyre u mblodhën jashtë ndërtesës.