Pompeo telefonon presidentin e Ukrainës pas tragjedisë
10 janar 2020
| 16:44
Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Mike Pompeo, ia ka ofruar mbështetjen e vendit të tij presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes së një aeroplani të një kompanie ukrainase ku vdekjen e gjetën 176 persona.
“Sapo fola me presidentin Zelensky ku shpreha ngushëllimet e thella për jetët e humbura në tragjedinë e përplasjes së aeroplanit 752 të ‘Ukrainian International Airlines’. I qëndrojmë krah Ukrainës dhe jemi të gatshëm që të ofrojnë mbështetjen dhe ndihmën tonë në hetimet e mëtutjeshme”, është shprehur Pompeo.