Pompeo: Uashingtoni do të mbrohet fuqishëm në GJND përballë Iranit
SHBA-ja do të mbrohet fuqishëm përballë Iranit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), e cila ka nisur të studiojë një procedurë të nisur nga Teherani kundër sanksioneve amerikane, deklaroi sot kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.
Kjo procedurë është ”një devijim nga Gjykata”, u shpreh ai në një komunikatë për shtyp, duke akuzuar Iranin se po përpiqet të ndërhyjë në të drejtat sovrane të SHBA-së për të marrë masa ligjore, duke përfshirë rivendosjen e sanksioneve, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e sigurisë sonë kombëtare.
Seancat dëgjimore në gjykatën ndërkombëtare të Hagës nisën sot në mëngjes dhe pritet të zgjasin katër ditë. Procedura u ndërmor në muajin korrik nga ana e Iranit në përgjigje të tërheqjes së SHBA-së, njoftuar në maj nga presidenti i Donald Trump, i marrëveshjes së 2015 mes fuqive të mëdha dhe Teheranit për t’a parandaluar atë që të pajisur me bombë atomike, përcjell Atsh.
Kjo marrëveshje konsiderohet shumë tolerante dhe kufizuese nga admistrata Trump. Në vazhdën e tërheqjes, Uashingtoni rivendosi sanksionet amerikane të cilat u hoqën në kuadër të marrëveshjes bërthamore, duke nxitur pakënaqësinë e autoriteteve iraniane, por gjithashtu të shteteve europiane nënshkruese të tekstit të vitit 2015.