Ponosheci kujton ish-futbollistët e viteve ’80
Përfaqësuesi i fshati Ponoshec, Hysni Ademaj ka plasuar një fotografi me futbollistët e klubit “Ponosheci’, të cilët kishin luajtur futboll në atë kohë në ligën komunale e rajonale.
Në mesin e këtyre futbollistëve tashmë kanë shkuar në amshim tre prej tyre. Dhe në kujtim të punës së sakrificës së tyre, fshati më i madhi në Rekën e Keqe, i cili në atë kohë përfaqsonte shumë fshatra në aktivitete sportive ka kujtuar të ndjerët.
Në foto:
Mehmet Syla, Sadri Ademaj, Osman Ibrahimi, Xhevdet Sadriu, Hasan Rrustemi, Hysen Meta, Fadil Kadrija, Sadik Avdyli, Xhevat Zenuni, Tafil Duçi, Mahmut Kadrija, Hysni Ademaj si dhe lojtari e trajneri, Latif Neziri.
Përkujtimi i plotë nga Hysni Ademaj në emër të fshatit:
Klubi futbollistik Ponosheci! Nderime dhe respekt për të ndjerin, profesorin, lojtarin dhe trajnerin e klubit futbollistik Ponosheci – Mehmet Syla i cili dha kontribut të madhë në arsimin shqip dhe sportin në kohëra më të vështira për Kosovën. Fotografuar nga i ndjeri, Profesori, i burgosuri politikë, lojtari dhe trajneri Latif Neziri i cili dha kontribut të madh në arsimin shqip dhe sportin në kohëra më të vështira për Kosovën! Nderim dhe respekt për të ndjerin Xhevat Zenuni, lojtar i cili dha kontribut të madh në sport në kohëra me të vështira për Kosovën.