Ponte Prizreni synon gjysmëfinalen e Kupës
Ndeshjet çerekfinale në “Osa Termosistem Final 8” po priten me interesim të madh dhe sfidat pritet të jenë shumë interesante, duke marrë parasysh cilësinë e skuadrave.
Pikërisht ndeshja e parë çerekfinale është ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit.
Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, ka folur për synimet e skuadrës së tij në garat e Kupës. “Synimet tona janë që të jemi së paku në gjysmëfinale, e më pastaj do të shohim. Ndeshjet e Kupës janë shumë të rëndësishme për dhe do të japim maksimumin tonë. Shpresojmë të shohim ndeshje të bukura”, është shprehur Rifati për faqen zyrtare të FBK-së.
Takimi Peja-Ponte Prizren zhvillohet të martën nga ora 16:30 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Kjo është hera e dytë radhazi që Final 8 i Kupës zhvillohet në Rahovec. Edicionin e kaluar organizimi ishte për mrekulli, derisa organizatorët premtojnë se kësaj radhe do të jetë edhe më spektakolar.
Final 8 i Kupës do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt, ku pritet të ketë ndeshje shumë interesante dhe atmosferë të jashtëzakonshme në Rahovec.