Ponte Prizreni synon ‘play-off’-in
Ky edicion në Superligën e Kosovës në basketboll pritet të jetë shumë interesant. Skuadrat kanë bërë përforcime, me lojtarë vendorë dhe të huaj, derisa do të jetë interesant gara për “play-off”, apo edhe për të qëndruar edhe një edicion në elitën e basketbollit.
Një nga skuadrat që synon garat përfundimtare është Ponte Prizreni. Trajneri i kësaj skuadre, Arbnor Rifati, ka folur për përgatitjet dhe synimet në këtë edicion. “Edhe pse kemi filluar me vonesë përgatitjet, po shpresojmë se do të përgatitemi sa më mirë për këtë edicion të Superligës. Derisa sa i përket synimeve, shpresojmë që të hymë në ‘play-off’, si dhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës”, është shprehur Rifati për faqen zyrtare të FBK-së.
Ponte Prizreni ishte një nga befasitë e bukura në edicionin e kaluar, derisa synimi është të vazhdojnë me lojëra të mira edhe në këtë edicion.
Ponte në xhiron e parë pësoi nga Peja, derisa të mërkurën është mysafir i Sigal Prishtinës, në javën e dytë të Superligës.