Popovci emërohet zëvendësministër i Arsimit

06 prill 2021 | 11:24

Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci është emëruar zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.

Lajmin e ka bërë me dije Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), të cilën Popovci e ka drejtuar për shumë vite.

“Dje, më 5 prill 2021, gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) është aprovuar dorëheqja e z. Dukagjin Pupovci nga pozita e drejtorit ekzekutiv të KEC, pozitë në të cilën ai shërbeu për 21 vite me radhë, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim. Prej sot, z. Pupovci do të vazhdoj të ofrojë kontributin e tij në avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë, në cilësinë e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, ka njoftuar KEC-ja.

KEC-ja ka bërë me dije se aktualisht ushtrues detyre i drejtorit të kësaj qendre është emëruar Petrit Tahiri.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani e ka pranuar edhe zyrtarisht, në një ceremoni…