POPULL SHQIPTAR NË MAQEDONINË E VERIUT
Ismet Sylejmani
I dashur populli shqiptar që jeton në trojet tua të lashta në Maqedoninë e Veriut!
Ti sot më 15 Korrik 2020, do të drejtohesh për te kutitë e votimit, që me votën Tënde të zgjedhësh perfaqesuesit që do të përfaqesojnë në Parlament!
Në Maqedoninë e Veriut, ku Ti i dashur popull shqiptar je berë zot i fateve tua, vota jote, nuk është vetëm votë politike, por është edhe votë kombëtare!
Kombi sot është me mendje e zemer te Ti!
Të gjithë ne bijtë dhe bijat e popullit shqiptar besojmë se Ti i dashur popull shqiptar nga Maqedonia e Veriut, votën do të ua japësh vetëm kandidatëve shqiptar për deputet dhe në parlament do të dërgosh numrin maksimal të atyre që do të flasin për Ty e do të mbrojnë Ty në organin më të lartë legjislativ të shtetit!
Është kohe ideale që te ua mbash një orë historie të paharruar patriotëve e atdhetarëve, miqëve e kundërshtarëve, kombeve e popujve, shteteve e kontinenteve, se Ti me voten Tënde nderon dhe respekton vajzat dhe djemt më të mirë, dhe mbi të gjitha, Udhëheqësin e birin Tënd lavdimadh Ali Ahmeti dhe partinë e Tij BDI!
I dashur popull shqiptar,
Vota jote sot do të jetë plumb për armiqt e tradhtarët, për Serbinë pushtuese e për Rusinë antishqiptare e antiamerikane!
Viti 2001 Ty i dashur popull shqiptar, ta ka ndrruar jetën dhe poziten 100% dhe sot je berë faktorë e aktorë në jetën dhe zhvillimin normal të proceseve dhe perspektivave te Maqedonisë së Veriut!
Voto me të mirët, voto dalëzotësit e fateve tua!
Voto ata të cilët u rriten dhe u burrëruan me Ty në mendje e në zemër, që të mbajtën në gojë e kënduan me shpirtë për Ty!
Voto për ata që për Ty luftuan jo vetëm me laps e penë, jo vetëm me shkollë e punë, por mbi të gjitha për ata që për Ty luftuan me pushkë e bomba!
Voto për ata që ta sollën ndryshimin e madh dhe të ulën në sofrën e Maqedonisë së Veriut, ballë për ballë me maqedonët!
Të gjithë presim me padurim të numrojmë votën Tënde në mbremje!
Ti je sovrani, të falemi përgjithmonë, sepse je zot në tokën e Atdheut tonë!
Prishtinë, 15 Korrik 2020!