Populli duhet të mos i harrojë këto dy ditë!

27 gusht 2021 | 15:43

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se populli i Kosovës duhet të mos i harrojë këto dy ditë.

“Në ditën kur Donika Gërvalla – Shwarz ia hoqi kapelën Arben Vitisë për menaxhimin e pandemisë, u regjistruan 18 të vdekur nga Covid-19. E në ditën kur kapelën ia hoqi Besnik Bislimi, u regjistruan 16 vdekje”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se këta qeveritarë janë jonjerëzor, pasi nuk kanë dhimbje për jetët e humbura nga Covidi.

“Këta janë jonjerëzor! Këta nuk kanë dhimbje për jetën e humbur! Këta po tallen me çka po na gjen neve!”, ka shkruar Gjoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka arritur marrëveshje me mesfushorin Casemiro për zgjatjen…