Populli i Ganës i zemëruar dikush u preu pemën 300-vjeçare
Autoritetet në Ganë kanë nisur një hetim për njerëzit që prenë një pemë të famshme 300-vjeçare, e cila besohej se kishte fuqi shëruese.
Pema daton që nga Mbretëria Ashanti, pjesë e Ganës së sotme.
Banorët vendas thonë se pema u rrit në vendin ku prifti i njohur Komfo Anokye e kishte mbjellur këtë pemë në fillim të viteve 1700.
Shumë vendas besonin se farat bardh e zi të pemës kola mund të kuronin sëmundje dhe mallkime.
Ganaezët shprehën zemërim teksa fotot e pemës së prerë, në qytetin Feyiase, qarkulluan në internet.
Pema ishte në mes të një rruge kryesore që lidh qendrën tregtare të Ganës Kumasi me liqenin Bosomtëe.
Ajo u kursye gjatë ndërtimit të autostradës për shkak të popullaritetit të saj dhe ishte një atraksion turistik për ganezët dhe të huajt. Deri tani akoma nuk është e qartë pse u shkurtua pema, shkruan BBC.