POPULLI I GJILANIT NDERON DHE BEN HOMAZHE ME RESPEKT TE THELLE HEROIN E KOMBIT XHEVAT QERIMI!
Ndue Dodaj
Një ditë e vecantë data e 10 janarit 2020 jo vetëm për popullin e Gjilanit por për të gjitha hapsirat mbarëkombëtare shqiptare sepse ishte një ditë, që si sot e 27 vite më parë, ka qenë një ditë dhimbje e thellë për humbjen e madhe e të jashtëzakonshme të shokut të dashur e të shtrenjtë Xhevat Qerimi, e kjo ditë e 10 janarit 2020 ishte një ditë dhimbje dhe krenarie njëkohësisht.
Edhe koha ishte me diell, si të ishte vërtetë një ditë pranvere, kjo ndodhte sepse Heroi i Kombit Xhevat Qerimi sot do të ishte në mesin e popullit që e priste në Gjilan për ta përcjellë me nderime e respektin më të lartë për tu prehur në varrezat e dëshmorëve të Gjilanit sëbashku me dëshmorët dhe heronjtë e tjerë të kësaj zone.
Që në orët e para të mëngjesit qendra e qytetit kishte një pamje tjetër sepse pas 27 vitesh mungese, sot do të priste në gjirin e saj birin e lavdishëm, Heroin e Kombit Xhevat Qerimin dhe njerzit kishin filluar të grumbulloheshin në sheshin e qytetit ku ndodhen dhe shtatoret e Heronjëve të Kombit Rexhep Male e Nuhi Berisha si dhe para Pallatit të Kulturës ku është dhe shtatorja e Heroit Agim Ramadani. Njerzit grumbullohen para kohe për të nderuar Heroin e tyre, ku shikohet se të gjithë vinin kokëulur me peshën e dhimbjes por dhe krenar për njeriun që do të nderonin.
Ndër të parët në këtë shesh për të bërë pritjen dhe nderimet e rastit vijnë shokët dhe veprimtarët ilegalë me të cilët kishte bashkëpunuar Heroi. Vijnë aty ish udhëheqësit kryesorë të LPRK shokët Emrush Xhemajli, Hydajet Hyseni, Ismet Sylejmani, vjen Ahmet Isufi Komandanti i Zonës së 6-të Operative Anamoravës, vjen Xhevat Jashari Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Republikës së Kosovës sëbashku me stafin e tij, vjen Fatime Ahmeti Kryetare e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Gjilanit, ndërkohë dhe bashkëshortja e dëshmorit të parë të Zonës së 6-të Operative Anamoravës Pajazit Ahmeti, vjen sekretari i kësaj shoqate Muhamet Bilalli njeri prej inisiatorëve të kësaj ceremonie, Xhevdet Mehmeti Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UCK-së për Gjilanin, Agim Myrtaj Kryetar i Shoqatës së Invalidëvë të UCK-së për Gjilanin, vjen me karrocë Minush Luma Invalidi i Luftës së UCK-së i cili ka qenë shok i Heroit Xhevat Qerimi me të cilin është stërvitur në Surrel të Tiranës në tetor 1991.
Me të gjithë shtërngojmë duart dhe përqafohemi si vëllezër të vërtetë.
Dhe ja vjen ora e shumëpritur 11.00 kur arkivoli me eshtrat e Heroit të Kombit Xhevat Qerimi vendoset përballë hyrjes së Pallatit të Kulturës të Gjilanit mbi një piedestal të lartë i mbuluar me Flamurin Kombëtar, ku në ballë të këtij piedestali është vendosur një portret i Heroit me një pamje gjidande e përballë tyre si një tip fushë me lule të mrekullueshme dhe e gjithë rruga dhe shkallët me tapet të kuq.
Në krye qëndron Flamuri Kombëtar.
Vërtetë dhimbje, emovion e krenari për të gjithë të pranishmit, kur njerzit me një rregull admirues e të vecantë fillojnë të ecin kokëulur duke shkuar përballë arkivolit që nderohet nga truproja e nderit, ku bëjne roje nderi pastaj ashtu në kolonë për një drejtohen në drejtim të pjesëtarëve të familjes të cilët janë të rreshtuar në të majtë të arkivolit dhe takojnë me radhë vajzat e Heroit të Kombit Jetmirën dhe Qëndresën, motrat Margaritën, Teutën e Sheqeren, vëllezërit Qemajlin e Ramizin, bashkëshorten dhe shoqen e idealit Imrien, nënën Rexhije dhe babain Bastriun. Në mesin e tyre qëndronte dhe një nip i vogël i Heroit, me kostumin e ushtarit të UCK-së që aq shumë i shkonte, djali i Qëndresës me një emër madhështor KOLOS.
Secili në heshtje pret radhën dhe bën homazh para arkivolit që nderojnë truprojet dhe më pas u japin dorën të gjithë pjesëtarëve të familjes Qerimi për tu drejtuar për në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës për tu bërë pjesë e Akademisë Përkujtimore që do të zhvillohej për këtë hero.
Tek fytyrat e secilit prej tyre konstatohej dhe një farë dhimbje e trishtimi por dhe një krenari e jashtëzakonshme për dashurinë e zjarrtë e të pakufishme që kishin për këtë hero në vecanti, për atë që pikërisht sot po ndodhte mrekullia që dhe ky hero po vendosej në Panteonin e Lavdisë pranë Heronjëve të tjerë të Atdheut, pranë varrezave të Gjilanit.
Të gjithë të pranishmit përkulen me nderimet më të mëdha e respekt të jashtëzakonshëm, ku radha e njerzve nuk ka të mbaruar e për këtë dhe orari i përcaktuar nuk do të zbatohej sepse para arkivolit të Heroit do të kalonin të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm.
Ishte programuar që në orën 12.00 të fillonte Akademia Përkujtimore për Heroin e Kombit Xhevat Qerimin por si rezultat i pjesëmarrjes së shumtë të njerzve që kishin ardhur nga të gjitha anët e shqiptarisë duheshin respektuar të gjithë. Aty nuk ishte vetëm Gjilani, Kamenica, Vitia por aty ishin nga e gjithë Kosova, ishin nga Maqedonia, nga pjesa Lindore, ishte Prishtina e Drenica Heroike, ishte Mirdita e Bardhok Bibës e Kruja e Gjergj Kastriotit, ishin deputete, ministra e zv/ministra, ishte Xhavit Jashari Kryetari Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës me stafin e tij, ishte jo vetëm Kryetari Komunës së Gjilanit por dhe ato të Kamenicës e Rahovecit, ishte dhe Akan Lika luftëtari i tre luftrave dhe Invalid I Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ishte dhe Xhavit Isaku ish luftëtar i Ushtrisë Clirimtare Kombëtare nga Komuna e Harashinës.
Ndërkohë që salla e Pallatit të Kulturës mbushet plot e përplot si rrallë herë vjen momenti i fillimit të Akademisë Përkujtimore e cila fillon me ekzekutimin e Himnit Kombëtar nga të rinjtë e Shkollës së Muzikës së Gjilanit. Më pas interpretohen dhe disa pjesë operistike.
Në podium do të dalë Gëzim Bimbashi i cili do tja japë fjalën Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirit i cili në fjalën e tij do të evokonte të gjithë jetën dhe veprimtarinë patriotike e atdhetare të Heroit Xhevat Qerimi, ku Ai do të fliste dhe për punën dhe veprën e njerit prej shokëve më të ngushtë, e njeri prej udhëheqësve të LPRK Ismet Sylejmanin.
Në fjalën e tij Ai nuk la pa falenderuar dhe për pjesëmarrje të gjithë të pranishmit duke filluar me Shqipërinë amë, të Maqedonisë e të Kosovës Lindore. Fjala e tij u dëgjua me vëmëndje dhe u duartrokit nga të pranishmit.
Më pas iu dha fjala Ahmet Isufit, Komandantit të Zonës 6-të Operative të Anamoravës që do të fliste më së shumti për vlerat dhe veprimtarinë e Heroit.
Pastaj e mori fjalën Izmi Zeka Zv/Ministër i Punëvë të Brendshme që foli dhe si bashkëveprimtar i Heroit duke evokuar punën dhe veprimtarinë e Heroit ku ndë të tjera do të shprehej se: Nga ky refleksion Xhevat Qerimi paraqet në mënyrë emblematike historinë më të re të Kosovës, paraqet mendjen,artin e luftës dhe të ardhmen e ndritshme të Kosovës, prandaj edhe bashkëveprimtari i i tij Ismet Sylejmani ashtu do ta përshkruaj: “Heroi Xhevat Qerimi bën pjesë në grupin e atyre shokëve e bashkëveprimtarëve, në mesin e prijësve e udhëheqësve të luftës ilegale për liri, që çdo ditë të aktivitetit të jetës së Tij, e zhvillonte për përgatitjen e kushteve dhe rrethanave për fillimin e përgatitjeve të luftës së armatosur çlirimtare në Kosovë, si mjetin e fundit e të domosdoshëm për çlirim definitiv nga zgjedha pushtuese serbe!”.
Më pas foli dhe Nazmi Beqiri Zëdhënësi i UCK të Maqedinisë.
Akademinë Përkujtimore e përshëndeti dhe Xhavit Jashari i cili foli për jetën dhe veprën e Heroit, falenderoj organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm kombëtar shqiptar, falenderoj të gjithë të pranishmit .
Në përmbyllje të kësaj Akademie përshëndeti në emër të familjes Qëndresa Qerimi vajza e Heroit.
SHENIM : Nga gëzimi i madh që mu krijua në këtë Akademi në shiritin e memorjes së mendjes time më erdhën shumë mendime që me zemër disa herë jam nisur për të mbajtur një fjalë rasti, kështu ma thoshte jo vetëm mendja por po ma diktonte dhe zemra.
E megjithatë unë po e postoj këtu atë fjalë të pambajtur.
EMRI I XHEVAT QERIMIT DO TE GJENEROJE NE HISTORI SI HERONJTE E MEDHENJ TE KOMBIT TONE.
I nderuar Qytetar i Parë i Gjilanit Lutfi Haziri !
E nderuara familje e Heroit të Kombit Xhevat Qerimi !
Të nderuar deputete, ministra, zv/ministra !
Të nderuar Kryetarë të Komunave Kamenice e Rahovec !
I nderuar Kryetar Shoqatës Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës Xhavit Jashari !
Të dashur vëllezër e motra !
Si ushtarak i Republikës së Shqipërisë më lejoni që në këtë Akademi tju përshëndesi.
Shkak për të marrë fjalën e për tju thënë dy fjalë zemre ishin së pari vecantia e kësaj Akademie dhe kjo pamja përballe ku shohim dy portrete. Njera e Gjergj Kastriotit dhe tjetra e Xhevat Qerimit dhe kjo foto e bërë pikërisht tek Kalaja e Gjergj Kastriotit pikërisht në muajin tetor të vitit 1991 kur Xhevati do të vizitonte këtë Kala kur do të stërvitej në Surrel. Dhe në pllakatin e shkruar me aq mjeshtëri e zgjuarsi ku thuhet: LIRIA E PERJETSHME ESHTE NENA E DESHMOREVE.
Një binom krenarie e lavdie njëherësh që sipas konceptit tim vetëm një njeri me vlera të rralla kombëtare, vetëm një njeri mendje ndritur me shkëlqimin dhe rrezatimin e diellit, vetëm një zemër zjarrtë me një emër i cili askush më tëpër se sa Ai nuk din të vlerësojë Dëshmorët dhe Heronjtë e Kombit tonë dhe Ai e ka një emër e Ai quhet Ismet Sylejmani, të cilin publikisht e përshëndesi dhe e uroj për këto mrekullira e vlerësime që bën. Kur më ka folur mbi jetën dhe veprën e këtij ilegali të madh të kombit shqiptar, me të vërtetë më është dukur një histori e gjallë.
Veprimtarinë e atdhetarit të shquar Xhevat Qerimi e kam mësuar nëpërmjet shpjegimeve e shkrimeve që janë bërë më parë nga Ismet Sylejmani.Nëpërmjet këtij unë kam njohur këtë njeri me energji të pashtershme dhe me një horizont të gjërë, të cilit po i bëhet kjo Akademi me madhështi. Cilësitë e këtij Heroi që po përkujtojmë do të viheshin re dhe do të njiheshin nga të gjithë ato persona që e kanë njohur nga afër.
Krahas shokut, mikut e vëllait Ismet Sylejmanit për këtë Hero më kanë folur dhe ca shokë tjerë. Ndër ta po përmendi dhe njerin që ka qënë në një grup me Xhevatin në stërvitjen e Surrelit në tetorin e vitit 1991 dhe ky është Ramadan Dani Pajazit i cili më ka thënë se Xhevati ishte njeri nga personat më strikt dhe ishte tepër i angazhuar në stërvitjet ushtarake, kishte një shoqëri me të gjithë shokët, pa bërë asnjë dallim dhe vecoria e të gjithëve ishte se Xhevatin e donin, e respektonin dhe e admironin të gjithë pjesëtarët e grupit.
Sic u përmend dhe nga parafolësit në këtë Akademi, për kuadrot ushtarakë që kanë përgatitur grupet e ardhura nga Kosova në Tiranë, unë po sjelli dhe dy raste të tjera që kanë folur për këtë hero, e konkretisht në një takim që kemi zhvilluar unë dhe Nazmi Cela që ka qenë Komandant i kësaj Qëndre Stërvije deri në momentin e ardhjes së grupeve të Kosovës në një takim me mësimdhënësin Kastriot Hoxha tashmë i ndjerë që ndrroj jetë para disa ditësh nga një sëmundje e rëndë, na ka folur shumë për energjitë e pashtershme dhe për vullnetin e hekurt që kishte Xhevat Qerimi. Po kështu dhe njeri prej ushtarakëve i cili në cdo veprimtari ka patur lidhje me të e konkretisht magazinieri i kësaj Qendre Stërvitje Hysni Lila i cili i ka furnizuar ma armatim, municion, veshmbathje dhe me të ngrënë e të pirë tre herë në ditë, ku me të gjithë ka patur kontakte jo më pak se mbi pesë herë në ditë, dhe Hysniu do të tregonte për Xhevatin se në këndveshtrimin tim ishte njeri prej djemve më energjik dhe i etur për tu përgatitur sa më shumë dhe sa më mirë, tek ai spikatnin tiparet e një luftëtari të papërkulur, ishte një njeri energjik, ishte një njeri i talentuar i cili me sjelljet dhe veprimet e tij ngrinte peshë dhe mobilizonte të gjithë të pranishmit për të përvetësuar sa më shumë programin e stërvitjes, e thënë ndryshe dhe në paraqitje ishte një syshqiponjë.
Emri i Xhevat Qerimit do të gjenerojë në hisori sëbashku me Gjergj Kastriotin,Abdyl Frashërin, Ismail Qemalin,Bajram Currin, Azem e Shote Galicën,Enver Hoxhën, vëllezërit Gërvalla, Kadri Zekën, Afrim Zhitia, Fahri Fazllia, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Adem Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovci e tjerë.
Ai është një njeri i papërshkrueshëm që jo rastësisht do të zgjidhej drejtues kryesor i LPRK për Gjilan, Kamenicë e Viti e më pas do të dërgohej në moshën 26 vjecare në stërvitje në Tiranë për tu përgatitur për komandant për Anamoravën.
E sot që pata fatin e madh që të jem pjesë e kësaj Akademie Përkujtimore ku në pankartën e vendosur në këtë sallë, Xhevat Qerimi, sy shqiponjë më ngjan me një MAL , si një luftëtar i madh, si një patriot me shpirt liridashës. E sot ky shqiptar i madh po më duket sikur e shoh në këmbë dhe po qëndron në heshtje nderi e lavdie para njerzve e të gjithë popullit që po e nderon si dhe para Atdheut që aq shumë e deshi, po bën roje nderi para Flamurit Kombëtar, para të cilit që në ditën e parë të 1 tetorit 1991 ishte betuar.
Kur përmendi këto dy emra Atdheun dhe Flamurin po më vijnë në mendje vargjet e një poeti ku për Atdheun ka shkruar:
Se vinte thinjë e nënës e më thosh——– A je gjallë
Dhe Xhevati do përgjigjej…… Po në përjetësi
Se vinte sy I motrës e më thoshte….. A je ushtar.
Dhe Xhevati do të përgjigjej…. Në vazhdimësi.
Se vinte ky plis dheu e më thosh…… Nga varri ngreu
Dhe Xhevati do përgjigjej….. Në gatishmëri jam.
Se jam motra, jam nëna, jam baba jam ATDHEU.
Dhe për FLAMURIN e kush më bukur se Halim Laci do shprehej:
S’është larosh me vija anash
Por i kuq me gjak djemsh nënash
E për këtë flamur që u la me gjak
Me gjak do ta mbrojmë
E besnik deri në vdekje do ti qëndrojmë.|
Xhevat Qerimi ishte dhe mbetet një flamur I gjallë që fliste dhe flet e do të flasë edhe në të ardhmen dhe do të ndricojë e zbukurojë peisazhin e jetës sonë. Që nga sot dhe dejuro Xhevat Qerimi është midis nesh në udhëheqje e veprim me pjekurinë, guximin, trimërinë, me vullnetin historik dhe atdhedashurinë.
Gjaku i shqiptarëve të Kosovës është derdhur dhe ka spërkatur deri edhe yjet e qiellit me forma e mënyra të ndryshme si me vrasje, me helmime, me aksidente e lloj lloj formash e metodash të sofistikuara të përdorura nga armiku i përjetshëm.
Njerzit e mëdhenj ; sipas Viktor Hygoit; ja ngrenë vetes piedestalin; brezat kujdesen vetëm për shtatoren. Kështu ndodhi dhe me Xhevat Qerimin i cili vjen sot pas pothuajse aq vite sa jetoj dhe po aq vitesh sa na mungon sepse Xhevati jetoj 28 vite dhe ka 27 vite që na mungon.
Lavdi të përjetshme Herojtë te Kombit Xhevat Qerimi !
Lavdi Desmorëve e Heronjëve të Atdheut !
GJILANI I JEP LAMTUMIREN BITIT TE LAVDISHEM XHEVAT QERIMIT.
Rruga nga Pallati Kulturës së Gjilanit, në sheshin qëndror ku janë dhe shtatoret e Heronjëve Rexhep Mala, Nuhi Berisha e Agim Ramadani, një popull i tërë shoqëroj për në Panteonin e Lavdisë arkivolin me eshtrat e Heroit të Kombit Xhevat Qerimi.
Kortezhi i përmotshëm niset për tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Gjilanit. I gjithë sheshi, trotuaret dhe rruga është e mbushur plot e përplot, nuk mungojnë as nxënësit e shkollave të mesme as studentët e Universitetit Kadri Zeka të Gjilanit që do të merrnin pjesë në përcjelljen dhe varrimin me nderime të Xhevat Qerimit në Varrezat e Dëshmorëve të Gjilanit.
Dhimbja e rëndë, e jashtëzakonshme por dhe krenari e lavdi për atë që Ai pas 27 vitesh po i bashkohej dëshmorëve dhe heronjëve të idealit të tij.
Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Gjilanit pritên sot njerin prej bijëve më të dashur të saj. Vjen këtu të prehet sëbashku me shokët e tij, bashkë me bijtë e bijat më të zgjedhur e të nderuar të popullit.
Cdo veprim kryhet me komandë nga truproja e nderit, arkivoli i tij mbahet mbi supet e truprojes së nderit të cilët hedhin ato hapa të vegjël e të ngadaltë drejt varrit.
Arkivoli me eshtrat e Heroit të Kombit Xhevat Qerimi zbresin në varr. Mbi arkivolin e tij hidhen buqeta me lule nga dy vajzat e tij Qëndresa e Jetmira si dhe nga bashkëshortja Imria.
Mbi atë varr që do të prehet në përjetësi vendoset me një mjet të rëndë pllaka e varrit. Në këto momente të dhimbshme komandon mjetin e rëndë me duar, në heshtje Hajrush Vokshi, pastaj në varr hidhet dhe’ nga toka që e lindi dhe e mbajti vetëm 28 vite.
Pas kësaj sipas radhës që urdhërohet nëpërmjet autoporlantit vendosen kurorat në emër të gjithë institucioneve dhe shoqatave të dala nga lufta. Kurora vendosën dhe shokë, miq e familjarë të heroit
Nje kurorë vendosa dhe une me mbishkrimin :
LAVDI XHEVAT QERIMI !
NGA NENA SHQIPERI
KU U STERVITE TI
NGA NDUE DODAJ