
Populli mendoi se me lirimin e masave shkoi virusi
01 tetor 2020
| 08:40
Infektologu Lul Raka ka thënë se numri i madh i rasteve me Covid-19 erdhi pasi masat u liruan menjëherë dhe nuk u inspektuan. “Një pjesë e konsiderueshme e popullit mendoi që me lirimin e masave shkoi virusi dhe do t’i kthehemi jetës normale. Njëkohësisht lirimi i masave nuk u përcoll me inspektim strikt nga autoritetet. Në momentin kur patëm sfidë në korrik dhe gusht, dhe kur pati sinkron kur njerëzit filluan t’i respektonin masat, në anën tjetër pat inspektim nga autoritet dhe i pamë rezultatet”, ka thënë ai në KTV.
Raka ka thënë se është kundër mbylljes së serishme, duke shtuar se nëse secili segment e kryen pjesën e vet, virusi do të menaxhohet.