Popullsia e Turqisë arrin mbi 83 milionë
Popullsia e Turqisë arriti në 83.15 milionë në fund të vitit 2019, një rritje prej 1.39 për qind nga viti në vit.
Të dhënat e Institutit të Statistikave Turke (TurkStat) kanë treguar se popullsia që banonte në Turqi është rritur në 1.15 milion njerëz nga një vit më parë.
“Popullsia mashkullore ishte 41.721.136 njerëz dhe popullata femër ishte 41.433.861 njerëz”, ka bërë me dije TurkStat, raporton “Anadolu”.
Pjesa e meshkujve në popullsinë e përgjithshme ishte 50.2 për qind, ndërsa gratë përbëjnë 49.8 për qind, sipas TurkStat.
Sipas të dhënave zyrtare, niveli vjetor i rritjes së popullsisë në 2018 ishte 1.47 për qind.
“Përqindja e popullsisë në moshë pune 15-64 vjeç u rrit nga 66.5 për qind në 2007, në 67.8 për qind në 2019”.
“Prandaj, përqindja e popullsisë së fëmijëve nga mosha 0-14 u ul nga 26.4 për qind në 23.1 për qind, përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç e lart u rrit nga 7.1 për qind në 9.1 për qind”, ka njoftuar TurkStat.
Mosha mesatare e popullsisë së vendit ishte 32.4 në fund të vitit 2019, nga 32 në vitin 2018.