Poroshenko e quan Rusinë “vend agresor”
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se Rusia është “vend agresor”, i cili ka planifikuar “një luftë hibride, mirë të koordinuar, në Ukrainë”.
Poroshenko i bëri këto komente në dëshminë e tij për ish-presidentin e përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovych, i cili akuzohet për tradhti.
“Aneksimi i Krimesë ishte pjesë e luftës hibride të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Poroshenko.
Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në prill të vitit 2014, pasi Yanukovych është rrëzuar nga pushteti, si pasojë e protestave kundër tij.
Protestat pro-evropiane kanë nisur pasi Yanukovych ka thënë se do të shtyjë nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit me Bashkimin Evropian dhe se do të kërkojë lidhje më të fuqishme me Rusinë.
Moska më pas ka nxitur edhe separatizmin në lindje të Ukrainës.
Yanukovych po gjykohet në mungesë, pasi ai ka gjetur strehim në Rusi.