Porosia e akademik Dacit: Të punohet për shtetësi të plotë

15 tetor 2018 | 17:16

Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Nexhat Daci, ka thënë se klasa politike në Kuvendin e Kosovës ka qenë më intelektuale se sa kjo e tanishmja.

Daci ka thënë se gjatë kohës së ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ka qenë kënaqësi që të punohet sidomos me grupin parlamentar të LDK-së dhe të PDK-së.

Ai ka thënë se sjelljet e tanishme në Kuvendin e janë të turpshme.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga të gjitha partitë parlamentare që të punojnë për forcimin e shtetit të Kosovës.

“Nga akademia duhet të shkojnë porositë të punohet për shtetësi të plotë. Si është e mundur që krejt koha të shkojë se kur po e rrëzojmë Qeverinë dhe presidentin”, ka thënë Daci gjatë promovimit të librit të tij me titull “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, ku i pranishëm ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se AShAK-u ka vetëm një kërkesë për krerët e shtetit, të shkojnë në seanca parlamentare , sepse paguhen më së shumti. Daci ka thënë se partitë politike nuk duhet vepruar sipas logjikës “nuk ia bëjë kuorumin këtij e atij”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shtesat e fëmijëve ka diskutuar edhe deputetja Flora Brovina,…