Porosia e ambasadorit Delawie: Deputetët të votojnë pro marrëveshjes së demarkacionit
22 shkurt 2018
| 11:28
Para votimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë marrëveshje.
“I nxisim të gjithë deputetët që të votojnë pro marrëveshjes”, ka thënë ambasadori Delawie gjatë një deklarate të shkurt për gazetarë në ambientin e Kuvendit të Kosovës, raporton Epoka e re.