Porosia e Ramës: Të faktohet çdo incident, mitingu i fundit në Vlorë
24 qershor 2019
| 11:34
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste (PS), ku kryetari i kësaj partie, Edi Rama, ka dhënë porositë e fundit për fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit (të shfuqizuara nga presidenti), e cila po shkon drejt fundit.
Mësohet se Rama ka kërkuar angazhim maksimal nga strukturat e partisë deri në ditën e fundit të fushatës. Ai ka kërkuar gjithashtu që të faktohet çdo lloj incident i mundshëm që do të shënohet gjatë kësaj periudhe.
Kryesia e PS-së ka marrë vendimin që mitingu përmbyllës i kësaj fushate të zhvillohet të premten, më 28 qershor, në qytetin e Vlorës.