Porosia e BE-së dhe e ShBA-së: Çasti i fundit për ta votuar demarkacionin
28 shkurt 2018
| 08:16
Shefja e Zyrës e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, u kanë bërë thirrje të martën edhe një herë deputetëve ta ratifikojnë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Ata kanë bërë me dije se është çasti i fundit të miratohet demarkacioni, në mënyrë që Kosova t’i zë afatet e nevojshme për heqjen e vizave brenda vitit.