Porosia që kishte lënë mjeku pas infektimit që vdiq nga Covid-19
11 dhjetor 2020
| 08:17
Mjeku Nijazi Ahmeti ka vdekur pas infektimit me Covid-19.
Ahmeti ishte mjek i estetikës dhe për disa ditë ishte duke u trajtuar në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Mjeku i njohur nga Kosova, Nijazi Ahmeti, në profilin e vet në “Facebook” kishte lënë një porosi pas infektimit me Covid-19.
Ai shkruante se vetëm ata që e kanë përjetuar Covid-19 e dinë se çfarë sëmundje është, derisa, ka bërë thirrje për kujdes.
“Vetëm ata që kanë përjetuar sëmundjen Covid, mund të dijnë se çfarë monstrumi dhe keqëbërësi është… Kujdes!”, kishte shkruar ai.