“Porsche” më i vjetër në botë del në ankand për 20 milionë dollarë
15 maj 2019
| 11:07
Sa do të paguanit për ta pasur “Porschen” më të vjetër në botë? Ekspertët e vlerësimit të automjeteve besojnë se mund të paguhet një shumë mbi 20 milionë dollarë për makinën antike, e njohur si ‘Type 64 #3’.
Nëse kjo ndodh atëherë ky do të jetë “Porsche” më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë. “Porsche” do të dalë në ankand në RM Sotheby në gusht, gjatë Javës së Automjeteve Monterey 2019 në Monterrey të Kalifornisë.