Porti i Durrësit ka pezulluar të gjitha udhëtimet drejt Barit
Porti i Barit ka anuluar të gjitha lundrimet e anijeve drejt Durrësit prej motit të keq që ka përfshirë gjithë Rajonin.
Sipas njoftimit, Porti i Barit është mbyllur për sot dhe ka njoftuar menjëherë Drejtorinë e Përgjithshme Detare të Durrësit për vendimin.
Po ashtu me mbylljen e portit të Barit, porti i Durrësit ka pezulluar të gjitha udhëtimet drejt Barit dhe pse kundrejt atij italian, porti i Durrësit është i hapur.
Ndërsa nesër stuhi të forta ere me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë në zonat bregdetare si edhe dallgëzim të lartë deri në 7-8 balle në det.
Kështu thotë në parashikimin e motit për ditën e nesërme, Meteoalb.
Reshje dëbore do të ketë në të gjithë zonën malore të vendit.
Por që nga nesër i ftohi i acartë mbërrin në Shqipëri.
Temperatura do të shkojnë deri në -11 grade celcius në rang vendi.
Ky i ftohte mbetet deri të mërkurën, kur edhe nis rritja graduale e temperaturave.