Portieri 33-vjeçar debuton në Premier Ligë (Video)
Priti 14 ndeshje dhe 33 vite që David Martin të debutonte me ekipin e zemrës. I lindur në Londër, portieri kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës në ligën e dytë angleze.
Në merakton e verës Martin përmbushi ëndrrën më të mëdha të jetës duke luajtur pikërisht me skuadrën dhe ngjyrat me të cilën është rritur, West Ham.
Të shtunën West Ham luajti një ndeshje të vështirë në transfertë ndaj Chelseat. Në një derbi të kryeqytetit, skuadra e drejtuar nga Manuel Pellegrini arriti të mposht blutë e Lampard me rezultatin minimal 0-1. Hero i takimit ka qenë edhe David Martin, i cili ruajti portën e paprekur përgjatë 90 minutave.
Në fund, lotët e gëzimit dhe urimet e shokëve të skuadrës ishin ndjesia e mbrëmjes për portierin që realizoi debutimin e ëndrrave. Në shkallët e stadiumit e priste i ati, ku pas përfundimit të ndeshjes nuk kanë munguar përqafimi mes tyre. Me skuadrën e West Ham edhe Alvin, babai i portierit 33 vjeçar, ka pasur një lidhje të ngushtë pasi ka qenë mbrojtës i skuadrës së qytetit. Fitorja për West Ham vjen pas tetë javëve humbje dhe barazime ndërsa blutë e Chelsesa shënojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat.
33-year-old David Martin made both his West Ham and Premier League debut today (keeping a clean sheet) . . .
watching on in the stands was his father Alvin, a former West Ham defender 👏 pic.twitter.com/eHHvVtKCaD
— NBC Sports Soccer (@NBCSportsSoccer) November 30, 2019