Portieri Alisson ia siguron fitoren Liverpoolit

16 maj 2021 | 20:08

“Duhen tre fitore rresht, tani është në dorën tonë”. Jurgen Klopp ishte i qartë pas fitores me Manchester United, dhe skuadra e tij i është përgjigjur që në duelin e parë në transfertë kundër WBA, pasi ka fituar me rezultatin 1-2 në shtesë falë një goli të shënuar nga portieri Alisson Becker.

Braziliani doli në aksionin e fundit gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi dhe me kokë e ccoi topin në rrjetë. WBA u mundua shumë të merrte pikë, madje shënoi një gol mjaft të bukur me sulmuesin Robson-Kanu.

Salah u kundërpërgjigj në fundin e pjesës së parë dhe vendosi baraspeshën. Liverpool u hodh në sulm dhe pati disa raste shënimi, por portieri vendas u bë shpëtimtar disa herë.

“The Reds” duhet të falënderojnë arbitrat, pasi në minutën e 71-të WBA-së iu anulua një gol që ishte krejtësisht i rregullt. Nuk dihet se si do të justifikohet ai vendim, por me të vërtetë është skandaloz.

Në fund Liverpool festoi, falë golit të Alisson, por në dy ndeshjet e tjera do të duhet të bëjë diccka më tepër që të mos rrezikojë pjesëmarrjen në Champion League.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas…