Portieri Arben Beqiri braktisë futbollin dhe Kosovën për një jetë më të mirë në Gjermani

21 mars 2024 | 11:39

Portieri i njohur në futbollin e Kosovës, Arben Beqiri ka vendosur përfundimisht që të largohet nga loja e tij e zëmrës, por edhe nga vendi për një jetë më të mirë në Gjermani.

“Faleminderit KF Trepça, faleminderit kryesisë së klubit, faleminderit trajnerëve: Emin Baliqi, Shpëtim Fetahu, Enis Manxholli, Nexhat Zhubi. Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve për respektin e treguar ndaj meje. U jam mirënjohës gjithë jetën. Të gjithë së bashku për Trepçën”, ka shkruar Beqiri

Njëri prej portierëve më të mirë të gjeneratës së tij, “Beni” përveç një sportisti me kualitet të lartë e shembullor në fushën e blertë, ishte edhe një person shembull në jetën e përditshme.

Klubi i Trepçës me anë të një postimi në “Facebook” e ka falënderuar Beqirin për kontributin e madh, derisa ka shkruar se dyert e klubit gjithmonë do të jenë të hapura për të.

“Faleminderit Arben Beqiri – ‘Beni’. Pas shumë viteve në fushën e gjelbër si lojtar por dhe si njeri shembullor, i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë, i jashtëzakonshëm në portë i disiplinuar dhe punëtor i pashoq, ku para disa ditëve iu deshtë që të gjitha  ti mbesin si vepra të pashlyera duke i thënë lamtumirë fushës se blertë, shokëve, stafit të trajnerëve, udhëheqësisë dhe mbarë komunitetit sportiv duke e lënë vendlindjen për një jetë më të mirë. ‘Beni’ të faleminderit për kontributin e dhënë në klubin tënd në klubin e qytetit, që iu gjinde dhe tu gjind në kohët më të vështira, puna dhe paraqitjet e tua do mbetën si model për gjeneratat e reja. Ty suksese në profesionin e ri, duke të dëshiruar shëndet dhe lumturi e dyert për një njeri si t’i në klub janë gjithmonë të hapura”, thuhet në postimin e skuadrës së Trepçës.

35-vjeçari ka luajtur Trepçën, Llapin, Besën, Trepçën ’89, Ulpianën dhe Vushtrrinë. Ai ka fituar dy herë Kupën e Kosovës, me Trepçën ’89 dhe me Besën e Pejës.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit…