Portieri Arion Ymeri rikthehet te Drenica

15 janar 2025 | 12:15

Skuadra e Drenicës po vazhdon të përforcohet për sezonin pranverorë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

“Kuqezinjtë” pas transferimit të Igball Jasharit, Arbër Shalës dhe Armend Gashit e kanë transferuar edhe portierin Arion Ymeri. Ky i fundit ka luajtur për disa skuadër, derisa sezonin vjeshtor i mbrojti ngjyrat e Lirisë.

“Arion Ymeri rikthehet në ‘folën’ e tij. Më kënaqësi ju njoftojmë arritjen e marrëveshjes me portierin Arion Ymeri. Portieri i cili është produkt i Shkollës së Futbollit ‘Drenica’ tashmë është rikthyer në ‘shtëpinë’ e tij, pas disa vitesh të kaluara në skuadra  si Trepça ‘89, SC Gjilani, FC Suhareka e FC Liria. Ymeri tashmë do të jetë vlerë e shtuar për ekipin tonë. Arioni ka arritur marrëveshje me klubin deri në përfundim të këtij edicioni. Mirë se vjen Arion! Bashkë drejt Superligës”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

/Epoka e re/   

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Borek Solutions Kosovo” L.L.C. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…