Portieri Bujupi përforcon Llapin

19 qershor 2022 | 17:06

Llapi ka prezantuar zyrtarisht transferimin më të ri të skuadrës, portierin Amrush Bujupin.

Bujupi ka firmos kontratë dyvjeçare me fituesit e Kupës së Kosovës në futboll.

“Portieri Amrush Bujupi nënshkruan për 2 vite me Llapin. Kemi arritur marrëveshje 2 vjeçare me porterin shtatlartë, Amrush Bujupi, i cili në ekipin tonë vjen pas një eksperience tek KF Drenasi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Llapit.

Bujupi ishte pjesë e Drenasit për 5 vite radhazi, ku edhe barti shiritin e kapitenit të skuadrës.

Portieri i gjatë 1.89 m është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare dhe do jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2024.

Llapi është ndër klubet më aktive në afatin kalimtar të verës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 595…