Portieri i Ajaxit ftohet nga Kosova
22 tetor 2023
| 16:30
Diamant Ramaj, shumë shpejt mund të jetë gardian i portës së Kosovës nëse e pranon ftesën për ta veshur fanellën e kombëtarës. Kështu bëjnë me dije burimet e Klan Kosovës.
Aktualisht, Ramaj mbron ngjyrat e U-20 të Gjermanisë. 22-vjeçari e ka bërë edhe debutimin për gjigantin holandez, Ajax.
Ai hyri në vend të portierit Jay Gorter, i cili u lëndua në ndeshjen kundër Utrechtit. Ekipi nga Amsterdami, ka paguar plot 5 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e kosovarit.
Diamant Ramaj, deri më tani ishte pjesë e ekipit të Frankfurtit.