
Portieri i Beneventos: Ja si shënova ndaj Milanit
04 dhjetor 2017
| 12:53
Protagonist në barazimin e Beneventos ndaj Milanit (2-2), portieri Alberto Brignolika, treguar se si e ka shënuar golin e barazimit në minutën e pestë shtesë.
“Nuk besoja se do të shënoja, por kishte një probabilitet shumë të vogël që të bëja diçka të tillë. Jam i kënaqur për të gjithë, veçanërisht për presidentin që na ka qëndruar gjithmonë pranë. 30 sekondat e fundit? Nga stoli më thanë të shkoja tek porta e Milanit. Unë shkova, mbylla sytë kur pashë topin që po vinte dhe kërceva si portieri, jo si një sulmues, dhe realizova një gol të çmendur”, ka thënë Brignolika.