Portieri i Benficas shënon njërin prej golave më të mirë në histori (video)

08 nëntor 2022 | 11:56

Samuel Soares, portier i skuadrës së të rinjve te Benficës është kthyer në sensacion pasi arriti të shënonte njërin prej golave më të bukur në histori të futbollit.

Soares, vetëm 20-vjeçar arriti të shënonte në minutën e 65-të për ta rikthyer Benfican në lojë ndaj Trofenes.

20-vjeçari goditi topin me fuqi të madhe nga porta e tij për ta kaluar portierin kundërshtar pas një goditje në pjesën e poshtme të traversës, për të shënuar kështu një gol fantastik.

Duke shpjeguar goditjen e tij të çmendur, Soares tha: “Pashë që portieri i tyre ishte një hap përpara dhe, duke pasur erën në favor, vendosa të rrezikoj. Shkoi mirë, është diçka që do të mbetet e skalitur në kujtesën e shumëkujt”.

Benfica ishte duke humbur 1-0 në ato momente, dhe Soares i barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në fund fituan 2-1 ndaj Trofenes.

 

https://twitter.com/byvid12/status/1589702134593122305?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1589702134593122305%7Ctwgr%5Efc5e1de3a2afe11164710df620d54c6f2f7316e2%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fpaparaci.com%2F234524%2Fportieri-i-benficas-shenon-njerin-prej-golave-me-te-mire-ne-histori%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar…