Portieri i diagnostikuar me tumor në lukth ka dy fjalë për drejtuesit e FFK-së
15 janar 2020
| 14:46
Drejtuesit e Federatë së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Xhelal Broja, Bakir Burri dhe Eroll Salihu e kanë vizituar portierin e Trepçës ’89, Arben Beqiri, i cili është diagnostikuar me tumor në lukth.
“Ishte nder dhe kënaqësi vizita juaj në familjen time. Faleminderit për mbështetjen dhe gatishmërinë që treguat për mua në këto momente. Vizita juaj është një frymëzim shtesë për mua që ta kaloj me sukses këtë sfidë”, ka shkruar Beqiri në profilin e vet në “Facebook”.
Ndryshe dje Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka marrë vendim që komuniteti sportiv nëpërmjet kësaj shoqate t’i dalë në ndihmë financiare portierit Arben Beqiri.
/Epoka e re/