Portieri i Juventusit infektohet me Covid
26 janar 2022
| 15:49
Skuadra e Juventusit ka njoftuar se Mattia Perini ka rezultuar është pozitiv me koronavirus.
“Juventusi njofton se futbollisti Mattia Perin ka dalë pozitiv për Covid-19. Ai tashmë është në përcjellje të protokollit dhe po i respekton rregullat”, thuhet në njoftimin e klubit torinez.
Perini është portieri i dytë i Juventusit dhe ka luajtur në gjashtë ndeshje në të gjitha garat këtë edicion. Kontrata e tij skadon në verë dhe Juventusi ende është i hapur për vazhdimin e kontratës së tij.