
Portieri i Kosovës nënshkruan me skuadrën e njohur turke
23 maj 2023
| 20:22
Portieri Visar Bekaj po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Tiranës teksa mësohet se ka firmosur me skuadrën turke te Hatayaspor, ekip ky që luajti këtë sezon në elitë por u tërhoq pas tërmetit.
25-vjeçari është gati të provojë një aventurë të re jashtë vendit, për të treguar kështu aftësitë e tij në mesin e shtyllave. Në këtë sezon, ai ka shkëlqyer me pritjet e tij, duke i dhënë shpeshherë fitoren skuadrë së drejtuar nga Orges Shehi.
Ky është viti i 3-të i gardianit te Tirana, pasi u transferua në kryeqytet në vitin 2020 nga klubi i Prishtinës.