Portieri i Manchester Cityt pranon ftesën e Kosovës
Portieri i Manchester Cityt, Arjanet Muriqi e ka pranuar ftesën e Përfaqësues së Kosovës në futboll.
Portieri 20-vjeçar është i gjatë 1.98 cm dhe luan për U-23 të Manchester Cityt, kurse ka kontratë deri më 2021. Bëhet fjalë për portierin shqiptar nga Mali i Zi i lindur në Zvicër e një kohë ka mbrojtur ngjyrat e Cyrihut dhe me pas ka kaluar te Manchester City.
“Jam shumë i lumtur që pas shumë bisedave që patëm me krerët e FFK-së dhe pas bashkëbisedimit me djalin tim Arjanetin, ai vendosi që t’i bashkohet Kosovës. Arjaneti ishte pjesë e Kombëtares malazeze natyrisht për të rinjtë, por ai dhe unë si baba vendosëm t’i themi po Kosovës e t’i bashkohemi trungut tonë të cilit i takojmë. Arjaneti do të japë kontributin e tij, kurse Kosova ka fituar një portier me perspektivë. Besoj se Kosova ka një të ardhme të ndritur e që shpresoj që edhe Arjaneti të jetë pjesë e këtij suksesi dhe uroj gjithë të mirat”, ka thënë babai i portierit Samir Muriqi.
/Epoka e re/