Portieri i Realit do të bëhet sërish baba
Thibaut Courtois dhe bashkëshortja e tij Mishel Gerzig kanë bërë të ditur një lajm të mrekullueshëm në rrjetet sociale, do të bëhen prindër. Të dy ndanë një postim në rrjetet sociale, në të cilën portieri i Real Madridit i jep një puthje barkut të modeles izraelite.
“Dashuria jonë po rritet. Mezi presim t’ju takojmë”, ka shkruar portieri belg. Kjo foshnje është fëmija i parë për modelen izraelite, pasi gardiani tashmë ka dy fëmijë nga një lidhje e mëparshme me Marta Domínguez: Adriana, më e madhja dhe Nicolas, më i vogli, i cili ndan pasionin e babait të tij për futbollin.
Për të, fëmijët kanë qenë gjithmonë prioritet pavarësisht ndarjes me partneren e parë. Mishel Gerzig dhe Courtois janë njohur në rrjetet sociale, por pasi vendosën të takoheshin, modelja izraelite u shpërngul menjëherë në Madrid dhe prej asaj kohe ajo ka qenë një mbështetëse e madhe e portierit, sidomos në këtë periudhë që ai ka qenë i dëmtuar dhe tani është gati të rikthehet në katërkëndëshin e Real Madrid.