Portieri i Romës infektohet me Covid-19
19 gusht 2020
| 16:40
Portieri i Romës, Antonio Mirante ka konfirmuar në rrjetet sociale se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Portieri konfirmoi se pavarësisht se ka dalë pozitiv me Covid-19 ndihet mirë. Mirante është asimtomatik dhe është lojtari i parë i prekur nga Covid-19 në Serinë A.
“Përshëndetje të gjithëve, siç disa prej jush mund ta dijnë unë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Doja të ju thosha se jam mirë. Nuk kam simptoma dhe ndihem mirë. Jam izoluar, dhe shpresoj që të rikuperohem sa më shpejt dhe të bashkohem me shokët e ekipit. Ju falënderoj për mesazhet që më keni dërguar”, përfundon postimi i Mirantes.
37-vjeçari ka luajtur vetëm 5 ndeshje në sezonin 2019-2020 dhe e ka mbajtur portën të paprekur në dy ndeshje.