Portieri i Shqipërisë mund t’i bashkohet Interit
25 maj 2021
| 15:40
Skuadra kampione e Italisë, Inter shumë shpejt mund të bëhet me një futbollist shqiptar.
Fjala është për portierin Thomas Strakosha, i cili është drejt largimit nga skuadra e Lazios. Strakosha e ka humbur vendin e portierit titullar në skuadrën e Lazios dhe tash dëshiron të largohet nga ky klub.
Portieri shqiptar shihet nga skuadra e Interit si një zëvendësim ideal për Handanoviçin.
/Epoka e re/