Portieri i Unitedit pëson aksident të frikshëm
20 janar 2020
| 14:32
Një ngjarje e frikshëm ka tronditur skuadrën e Manchster United mëngjesin e sotëm.
Portieri i “djajve të kuq”, Sergio Romero, ka pësuar një aksident me makinën e tij sportive me vlerë afër kompleksit stërvitor të klubit. Makina ka pësuar dëme serioze, pasi kishte kaluar tejpërtej barrierën anësore të rrugës. Klubi i Manchester United ka konfirmuar se lojtari nuk është lënduar.
Argjentinasi ishte në stol edhe në humbjen 2-0 përballë Liverpoolit, në “Anfield”. Romero ka 5 sezone që luan me United duke qenë gjithmonë portieri i dytë i ekipit.