Portieri italian Donnarumma shpallet “Lojtari më i mirë i Euro 2020”, Ronaldo golashënuesi më i mirë

12 korrik 2021 | 00:48

Gianluigji Donnarumma është zgjedhur lojtari më i mirë në këtë Euro 2020.

Gianluigi Donnarumma ishte heroi i Italisë pasi i priti dy prej pesë goditjeve të anglezëve para 66 mijë tifozëve në Wembley, për ta kthyer titullin evropian në Itali pas plot 53 viteve.

Donnarumma i priti penalltitë e Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, ndërsa Marcus Rashford e goditi shtyllën pingule. Donnaruma kishte qenë krucial edhe në gjysmëfinale ku kishte arritur të presë po ashtu dy penallti për ta dërguar Italinë në finale.

Donnarumma është po ashtu edhe “lojtari më i mirë në Euro 2020”.

“Lojtari më i mirë i ndeshjes” u shpall mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci.


Golashënues më i mirë në këtë turne është shpallur Cristiano Ronaldo me 5 gola dhe një asist. Pesë gola i ka shënuar edhe Patrick Schick, por Ronaldo e fiton këtë çmim në saj të një asisti që ka më shumë se çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar…