Portieri Kepa dënohet dhe kërkon falje

26 shkurt 2019 | 13:08

Kepa Arrizabalaga nuk pranoi te zëvendësohej në fund të ndeshjes në finalen e Kupës së Ligës ndaj Manchester Cityt, duke krijuar një ngjarje të pazakontë me veprimin e tij. Trajneri Muarizo Sarri dhe stafi i tij nuk e përmbajtën dot mllefin ndaj portierit në ato momente.

Së fundmi ka reaguar edhe klubi i Chelseat, duke e gjobitur me heqjen e një pagë javore. Nuk ka sanksione të tjera, siç mund të ishte edhe dënimi me disa ndeshje. Argumenti i portierit ishte se gjithçka ishte një ngatërresë. Stafi mjekësor pati dhënë lejen se ai  mund të luajë, por Sarri nuk mendonte kështu.

Gjithsesi ai kërkoi falje pas kësaj situate tejet të ndërlikuar. “Megjithëse ishte një keqkuptim, unë kam bërë një gabim të madh dhe e marr përsipër”, kathënë Kepa.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar se projekti për…