Portieri kosovar Rijad Bytyqi, nënshkruan kontratë me Arminia Klosterhard në Bundesliga 2
09 shtator 2021
| 19:43
Portieri nga Kosova, Rijad Bytyqi (U-19), ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin nga Gjermania Arminia Klosterhard në Bundesliga 2.
Bytyqi rrjedhë nga shkolla e futbollit “Roni 19” në Kosovë.
Më parë ishte pjesë e kombëtares së Kosovës U-15-17, ishte i ftuar edhe tek U19 por për shkak të një lëndimi kishte pauzuar.
Më pastaj ishte transferuar në Gjermani, ku pas stërvitjeve dhe angazhimeve arriti ta rikthej formën e tij dhe pritet të ngjitet në majat e futbollit.
Tashmë, ai është në formën e tij më të mirë dhe pritet të shkelqej. Ai është e ardhmja e portës së Kosovës.
Për të kanë nisur të intetesohen shumë klube nga bundesliga 2, por ai vendosi të nënshkruante me Arminia Klosterhard.