Portieri shënon eurogol nga 70 metra (video)
22 gusht 2022
| 12:38
Skuadra e Duisburgut ka arritur të fitojë ditën e djeshme me rezultatin 0-3 ndaj Meppenit, e vlefshme për javën e 5-të në kategorinë e tretë të Gjermanisë.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim është një eurogol i shënuar nga portieri i Duisburgut, Vinsent Muller.
Në minutën e 65’, portieri 21-vjeçar gjerman ishte duke kryer një goditje dënimi nga 70 metra distancë dhe godet pa e menduar dy herë topin në drejtim të portës, duke realizuar një gol të çmendur nga një distancë e konsiderueshme.
Ky është goli i tij i parë në karrierë dhe për nga mënyra e shënimit, Muller do ta kujtojë gjatë këtë moment.