Portieri shënon nga porta në portë (Video)

21 mars 2021 | 14:13

Golat e portierëve këtë fundjavë duket se nuk kanë të ndaluar. Pas atij në minutën e fundit nga gardiani i Sevillas që arriti të shënonte dhe barazonte shifrat me Real Valladollid, po ditën e djeshme, jo shumë kilometra larg Spanjës (në Portugali) liga e dytë portugeze në ndeshjen Varzim-Mafra ka dhuruar një gol të veçantë.

Nga porta në portë! Praktikisht, portieri i ekipit vendas Varzim ka goditur topin fort dhe trajektorja e tij ka bërë vetëm një prekje në toke disa hapa përpara portierit kundërshtar që kishte dalë nga porta e tij, duke i kaluar mbi kokë dhe përfunduar në rrjetë.

https://streamable.com/mhhfde

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, lideri i Aleancës për…