Portieri Tahiri largohet nga Vushtrria
27 janar 2019
| 14:52
Portieri Petrit Tahiri e ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e Vushtrrisë, e cila bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
“Nga sot nuk do te jem më pjesë e klubit të fëmijërisë FC Vushtrria. Dua të falënderoj tifozerinë e flaktë ‘Forca’ dhe bashkëlojtarët për përkrahjen dhe iu dëshiroj suksese në rrugën drejt Superligës, aty edhe ku e meriton qyteti futbollit”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
/Epoka e re/