Portieri turk Malatyasporit gjendet i vdekur nën rrënoja pas tërmeteve në Turqi
Disa tërmete të fuqishme që goditën këtë të diel Turqinë, lanë të vdekur më shumë se 1300 njerëz, sipas raportimeve të fundit.
Me mijëra raportohet se gjithashtu janë të lënduar, e shumë tjerë të zhdukur.
Në mesin e të vdekurve është edhe portieri, Ahmet Eyup Turkaslan, i cili u gjet i vdekur nën rrënoja.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmuar nga trajneri, Yalmaz Vural.
“Ua dhashë lojtarëve dy ditë pushim pas ndeshjes. Shumë nuk ishin në Malatya. Vetëm portieri ynë i dytë, Ahmet Eyup Turkaslan, ishte atje. Gruaja e tij u shpëtua. Jam i shkatërruar”. tha ai.
28-vjeçari ishte portier i Yeni Malatyaspor. Ai në mëngjes ishte raportuar si i zhdukur, pasi ndërtesa ku jetonte u shemb.
Turkslan regjistroi 94 paraqitje në total si futbollist profesionist.