Portierin Bernd Leno largohet nga Arsenali për t’iu bashkuar Fulhamit

03 gusht 2022 | 16:50

Portierin Bernd Leno është larguar nga skuadra e Arsenalit për t’iu bashkuar Fulhamit. Lajmin e kanë bërë me dije vetë “topçinjtë” përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Leno iu bashkua skuadrës londineze në vitin 2018.

Prej atëherë ai ka 128 paraqitje me Arsenalin. Gjatë kësaj kohe ai numëron një FA Cup të fituar dhe një Community Shield. Transferimi i tij te Fulhami u realizua për shumën e 8 milionë eurove, pasi e humbi vendin e titullarit te ish-kampionët anglezë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, u mbajt…