
Portlandi siguron një vend në ‘play-off’
17 gusht 2020
| 18:00
Portlandi është skuadra e fundit që siguron një vend në çerekfinalet e “play-off”-it, pas fitores 126-122 ndaj Memphisit, në ndeshjen shtesë mes dy ekipeve.
Të dyja ekipet e mbyllën sezonin e rregullt me pikë të barabarta në Konferencën e Perëndimit, ndaj u desh një vend shtesë për vendin e tetë në këtë Konferencë.
Skuadra e Portlandit arriti të triumfojë falë dyshes Lillard-McCollum, që të bashkuar realizuan 60 pikë. Në çerekfinale, skuadra e Blazersit do të luajë ndaj Lakersit.