
Porto fiton titullin e 29-të në Portugali
17 korrik 2020
| 10:50
Porto ka siguruar titullin e 29-të në histori të klubit, duke e fituar betejën e gjatë kundër Benficas. Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Pepe, ka festuar titullin e dytë në tre vjetët e fundit në Portugali, falë fitores 2:0 ndaj Sporting Lisbonës.
Danilo Pereira dhe Moussa Marega shënuan për fitoren e Portos në këtë përballje.
“Ky ekip duhet të përgëzohet për atë që ka bërë, dhe jo vetëm në këtë ndeshje”, ka deklaruar Pepe. “Sportingu ka qenë në formë shumë të mirë, por ne dinim si t’i eliminonim pikat e tij të forta. Ky është fundi i një pune të madhe”, ka shtuar ai.