Porto me 10 lojtarë e eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve
E pabesueshme ajo që ndodh në Torino: Porto është kualifikuar për ne çerekfinalen e Champions League duke eliminuar Juventusin.
Edhe pse luajtën për një orë lojë me një futbollist më pak, skuadra portugeze arriti të siguronte kualifikimin për në fazën tjetër me një humbje 3-2 në Torino.
Ishte një ndeshje dramatike, me ekipin portugez që kaloi në avantazh në minutën e 19-të e Sergio Oliveran me penallti. Chiesa përmbysi rezultatin në pjesën e dytë me dy gola të shënuar, ndërkohë që ekipi portugez kishte mbetur edhe me një lojtar më pak që nga minuta e 54-t.
Juventus nuk do të arrinte që të shënonte një tjetër gol. Duke çuar ndeshjen në shtesë. Sergio Olivera do të shokonte bardhezinjtë në minutën e 115-të. Dy minuta më pas Juventus shënoi një tjetër gol me Rabiot, por që do të ishte i pamjaftueshëm për ekipin torinez.