Portofoli i kredive të garantuara ka arritur në 850 milionë euro

27 shkurt 2025 | 15:09

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar një takim me Besnik Berishën, drejtorin menaxhues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), për rolin e Fondit në lehtësimin e qasjes në financa dhe mbështetje të rritjes ekonomike.

Berisha ndau arritjet e FKGK-së, duke theksuar se portofoli i kredive të garantuara ka arritur në 850 milionë euro dhe gjithashtu shprehu besimin e tij se kjo shifër do të kalojë 1 miliard euro deri në fund të vitit.

Ai gjithashtu elaboroi dritaret aktuale garantuese për gratë ndërmarrëse, startupet dhe investitorët e diasporës dhe ftoi bizneset të japin sugjerime për mundësi të tjera garancie.

Oda Amerikane mbetet e angazhuar për të fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve financiare për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e bizneseve në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh.  SHALA - BAJGORA Qeveria Kurti apo Kurthi 3:…