Portreti i ish-presidentit Rugova shfaqet në takimin Zelensky-Metsola
09 shkurt 2023
| 18:11
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka pritur sot në Bruksel presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Metsola ka publikuar në profilin e saj zyrtar një fotografi me presidentin ukrainas ku në prapavijë shihet ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Së bashku, për liri, paqe dhe fitore”, ka shkruar ajo.